Lushaku e konsideron të suksesshëm Samitin e Sofjes

Analistja politike, Jehona Lushaku, e ka quajtur të suksesshëm për Kosovën Samitin e Sofjes, dhe se është transmetuar mesazhi i BE-së kundrejt shteteve të Ballkanit Perëndimor për të qenë më seriozë në problemet e përbashkëta mes këtyre shteteve.

Lajme

17/05/2018 22:11

“Samiti është i suksesshëm për faktin që Kosova ka qenë prezente, dhe për të përçuar mesazhin e Bashkimit Evropian kundrejt Ballkanit Perëndimor për të ngritur nivelin e seriozitetit ndaj problemeve të përbashkëta që i kanë, dhe për t’i rregulluar sfidat e përbashkëta që i kanë”, ka thënë Lushaku në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

“Është një sukses për të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe për Kosovën në veçanti”.

Ajo tha se përmirësimi i marrëdhënieve ndërshtetërore të të gjitha shteteve ballkanase është ritheksuar edhe një herë në deklaratë, dhe se kushtëzimi i të gjitha arritjeve që do të bëhen në këto fusha është shpërblyer paraprakisht nga Bashkimi Evropian me një sasi të madhe fondesh.