Lunaçek dhe Hahn ofrohen për ndërmjetësim në dialogun pozitë-opozitë (VIDEO)

Parlamenti dhe Komisioni Evropian janë të gatshëm të ndihmojnë në kapërcimin e krizës politike në Kosovë.

Lajme

27/01/2016 13:26

Për më saktë, nënkryetarja e kuvendit të BE-së, Ulrike Lunacek dhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi i komisionit, Johannes Hahn, janë ofruar për të ndihmuar në relaksimin e raporteve pozitë – opozitë në Prishtinë, mëson Klan Kosova.

Një gjë e tillë u është bërë e ditur anëtarëve të komisionit parlamentar për Integrime, të Kuvendit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Bruksel, të martën.

“Ata na e thanë këtë gjë. Po ashtu, na porositën që për këtë gatishmëri të tyre t’i njoftojmë edhe liderët tanë politikë e partiakë në Kosovë”, i ka thënë televizionit njëri nga deputetët e pranishëm në këtë takim.

Në videon e mëposhtme mund të shihni takimin e Hahn me anëtarët e komisionit parlamentar për integrime. Këtu ishin edhe deputetet opozitarë.

YouTube player