Lumturia varet nga dashuria, jo nga paratë: E vërteton shkenca

Kujtdo që ka thënë se paraja mund ta blejë dashurinë, shkenca sapo ia ka dëshmuar të kundërtën.

Fun

09/02/2017 03:08

Gjetja e dashurisë së jetës ka ndikim më të madh në lumturi sesa rritja e pagës.

Hulumtimi masiv i kryer nga London School of Economics ka ekzaminuar një numër të faktorëve që kontribuojnë në lumturinë e një personi.

Studimi, i cili ka anketuar 200,000 njerëz në Britani të Madhe dhe shtete tjera, ka sugjeruar se vuajtja nga depresioni dhe ndarjet nga partneri kishin qenë shkaktari më i madh i mizorisë njerëzore.

Të qenit në një lidhje të mirë është vlerësuar si ndikuesi më i madh në lumturi, përderisa rritja e pagës është zbuluar të jetë mënyra më së paku efektive për përmirësimin e mirëqenies.

Profesori Richard Layard, bashkautor i këtij studimi, thotë se këto zbulime e theksojnë nevojën për t’ju adresuar çështjeve mendore në vend se të përqendroheni në “krijimin e pasurisë”.