Lumi B feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshortja!

Reperi i njohur shqiptar, Lumi B feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

09/08/2018 11:04

Ai së fundmi ka sjell projektin e ri muzikor me Dafina Zeqirin “Kalon’, që u prit tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Ndërsa sot është një ditë e rëndësishme për Lumin i cili feston ditëlindjen me ç’rast ka marrë edhe një urim special nga bashkëshortja e tij, Miranda.

Ajo ka zgjedhur një fotografi të vitit 2013-të, në të cilën është edhe djali i tyre, Blini shumë i vogël. “Urime ditëlindjen babi”, është mbishkrimi i postimit.

Dyshja kanë disa vite që janë të martuar dhe janë prindër të një djali. /Lajmi.net/