Lumezi s’e përfill protestën kundër tij, thotë se nuk do të jep dorëheqje

Kryeprokurori Lumezi në konferencën e mbajtur është pyetur në lidhje me protestën që do të mbahet në Prishtinë.

Lajme

22/08/2018 15:29

Vetëm tri orë ku pritet të mbahet protesta për shkarkimin e Aleksandër Lumezit, kryeprokurori thirri një konferencë për media ku tha se aktakuza e lënë gati nga Elez Blakaj do të plotësohet dhe për këtë e ka caktuar një prokuror, por nuk tregoi se cilin.

“Nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ndikohem nga vullnetet politike”, tha Lumezi.

Më tej ai tha se aktakuza për veteranët e rrejshëm do të plotësohet dhe shumë shpejt do të ngrihet akti akuzues. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Kryeprokurori Lumezi cakton prokurorin e ri që ta vazhdojë aktakuzën për listat e veteranëve