Lum Veseli: Jam i emocionuar, gati sa nuk po qaj

Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

ShowBiz

28/02/2016 21:51

Të gjithë janë në emocione, e sidomos populli ynë që për herë të parë po prezantohet me një projekt filmik në ngjarjen më të madhe e më prestigjioze të kinematografisë botërore.

Filmi “Shok” është nominuar për filmin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër. Shumë njerëz, kritikë arti e media mendojnë se “Shok” e meriton Oscarin.

Çfarë mendon aktori i ri Lum Veseli, që është protagonist kryesor në film? Ai, ekskluzivisht për “Kosovaren” thotë se ndihet i emocionuar dhe se vetëm pak më parë kishte emocione aq të forta sa gati po qante.

“Kjo ditë është fitimtare për krejt Kosovën, edhe nëse nuk fitojmë, ne që nga 14 janari jemi fitimtar. Nëse e marrim statujën, do të jemi të parët e botës. Për të gjitha duhet me ju falënderu regjisorit Gjejmit edhe producentit/aktorit Eshrefit, pasi janë personat që e kanë bërë të mundur gjithë këtë sukses”, thotë Lum Veseli, i cili sonte do të shkelë tepihun e kuq të Oscar dhe me gjasë do ta mbajë statujën e shumë dëshiruar në dorën e tij.