Lulzim Basha: Doja ta vrisja Sllobodan Millosheviqin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arian Çani, u është përgjigjur pyetjeve që ky i fundit i ka bërë.

Lajme

23/06/2017 21:48

Ndër pyetjet që Çani i bëri Bashës, ishte edhe ajo se a kishte menduar ndonjëherë për të vrarë veten.

“Për të vrarë veten asnjëherë, por që të vras dikë po. Mendoja të vrisja Sllobodan Millosheviqin, por kjo ishte një obsesion, sepse s’kisha mundësi ta bëja”, është shprehur Basha.