Lullaku shënon dy gola për dy minuta (Video)

Sulmuesi kosovar, Azdren Lullaku ka shpërthyer me formën e mirë, duke shënuar dy gola për dy minuta në takimin ndaj Brasovitin.

Sport

05/12/2014 22:24

Lullaku ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, Gaz Metan Media, në fitoren kundër Brasovitin me rezultat 2-1.

Këto dy gola, Lullaku i shënoi në minutën e 3’ dhe të 5’ të takimit, duke i dhënë epërsinë e hershme prej dy golave skuadrës së tij.

Deri në fund, mysafirët nuk arritën të bënin diçka më shumë, veçse të shënon golin e nderit, në minutën e 85’ me Marian Constantinescu.

Video