Lulja që shëron shumë sëmundje, gjendet kudo në Kosovë – Lajmi.net
Lulja që shëron shumë sëmundje, gjendet kudo në Kosovë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 12:16, 12 November 2017
Me Lulen e Akilit mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri te variçet.

Lulja e Akilit (apo bari mijëfletësh ose barnozela) gjendet kudo nëpër vendin tonë. Përmes saj mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri tek variçet. Ajo është e njohur në Evropë që prej 5000 vjetësh, në Azi e deri në Lindjen e Largme. Emri i bimës “Akili” vjen nga heroi i mitologjisë greke Akili që vetë dhe ushtria e tij mjekon plagët e luftës me efikasitet të lartë, prandja bima quhet edhe bima ushtar.

Gatesat e bimës së akilit (barnozela) tregojnë një veprim qetësues-sedativ mbi sistemin nervor qendror (SNQ) dhe shfrytëzohen edhe me sëmundjet me hiper ekcitabilitet të SNQ, në: asteni-distoni-neurasteni-histeri etj.

Gatesat e barnozelës shfrytëzohen si çajra-dekokte-esktrakte-infuze tinktura të vetme ose të përziera me bimë a lëndë të tjera, me preparate të Institutit të mjekësisë popullore ose edhe me specialitete të tjera: kështu në neuroza dhe sëmundje të tjera të hiper-ekcitabilitetit nervor, rekomandohet ky kombinim bimor: 3 lugë gjelle mishle (kamomil, mente) dhe 3 lugë gjelle barnozelë e kopër, hidhen në 1 litër ujë valë, pas 20-30 minutash, lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës, këtu shtohet lëngu i limonit dhe lëngu i përftuar jepet përgjatë ditës.

Në sklerozë: 3 lugë gjelle mishle nga pjesë të barabarta të barnozelës, me bishtkali, zihen për 2-3 minuta në 1 litër ujë, kullohet e pas 30 minutash, jepet nga 1 gotë 3 herë në ditë, me interval 8 ditë e 8 ditë pushim, kura vazhdon për 1-3 muaj rresht.

Në sklerozë mund të aplikohet edhe variant tjetër me këtë recepturë: 3 lugë gjelle mishle të përbërë nga 4 lugë gjelle barnozelë e luleshtrydhe me fryt dhe lule murrizi dhe me 2 lugë gjelle fara majdanozi, këto hidhen në 1 litër ujë valë, pas 20-30 minutash kullohen dhe jepet 1 filxhan 3 herë në ditë.

(Kini kujdes! Para përdorimit të çdo lloj mjekimi popullor, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj)

Fjalët kyçe: lule, Sëmundje

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion