Lulja që rritet në secilin kopsht ndihmon në shërimin e kancerit – Lajmi.net
Lulja që rritet në secilin kopsht ndihmon në shërimin e kancerit
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 11:23, 13 March 2018
Luftues i fortë kundër sëmundjeve të rënda, të tumoreve, mund të bëhet edhe lulja e verdhë që përdoret në shëndetësi për shërimin e shumë sëmundjeve.

Në mbarë botën njihet si shenjë mbrojtëse në luftën kundër kancerit. Bëhet fjalë për narcisin. Edhe pse ky zbulim tingëllon si përrallë, duket se ka diçka të vërtetë.

Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se si kjo substancë natyrale që gjendet në narcis, e quajtur “Amaryllidaceae Narcissus”, bllokon proteinat që janë bazë për rritjen e qelizave të tumorit.

“Qelizat tumorale sidomos janë të ndjeshme në reduktimin e sintezës së proteinave”, shpjegohet në studimin e publikuar te revista shkencore “Structure”.

Hemantamina i takon grupit të molekulave terapeutike me prejardhje natyrale, midis të cilave është edhe morfina (që njihet si ilaç kundër dhimbjeve), kininë (përdoret në shërimin e malaries) dhe efedrina (preparat për shërimin e sëmundjeve të mushkërive). Bima nxit stabilizmin e proteinave dhe sjell deri te eliminimi i qelizave tumorale.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO