Lulic ia ofendoi futbollistin, Spalletti “çmendet” në konferencë (VIDEO)

Vazhdojnë polemikat edhe pas derbit Lazio-Roma.

Sport

05/12/2016 08:36

Anësori i Lazios, Senad Lulic, ka ofenduar pas ndeshjes mbrojtësin e verdhekuqëve, Antonio Rudiger, duke thënë se ai ka shitur çorape dhe rripa në Shtutgart.

I pyetur për një gjë të tillë në konferencën për shtyp, trajneri i Romës, Luciano Spalletti, bëri një gjest interesant duke e kapur kokën me duar, përcjellë “Lajmi.net”.

Spalletti deklaroi që komente të tilla s’duhen bërë nga lojtarë si Lulic.

Sipas mediave italiane, boshnjaku do të dënohet për deklaratat e tij.

Roma e fitoi derbin e zhvilluar në “Olimpico” 2:0, me golat e Kevin Srootman dhe Radja Nainggolan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.