Lulet diellore, teknologjia e re për energji efikase

James Cameron dhe ekipi i tij sapo kanë zbuluar një projekt të ri i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në teknologjinë e energjisë në të gjithë planetin.

Auto & Tek

06/07/2015 11:35

Kur James Cameron ishte duke punuar në Avatar para disa viteve, ishte një triumf i madh kur energjia e përdorur për të krijuar filmin erdhi tërësisht nga energjia diellore.

Vetë James ishte një favorizues i hershëm i teknologjisë diellore, dhe ai gjithmonë ka qenë i interesuar të krijojë gjëra të mira për njerëzimin. Kështu, ai tani së bashku me ekipin e tij kanë krijuar disa pajisje në formë të luleve, që janë burim i hapur i diellit, të cilat janë qindra herë më efektive se panelet e tjera teknologjike, transmeton Lajmi.net.

sunflower1

Ky projekt është i hapur, që do të thotë se ky nuk është një program, por një kombinim i pajisjeve, programeve dhe dizajnit.

Çfarë është më e rëndësishmja, James është duke i bërë informacionet publike për ndërtimin e një lule të tillë diellore, që do të thotë se të gjithë mund të ndërtojnë një të tillë me pak para.
sunflower3

Një nga sfidat më të mëdha që ata u përballën në fillim ishte se panelet diellore tradicionale janë gjithmonë të fiksuara në tokë. Nëse ato nuk mund të lëviznin, atëherë ato mund të merrnin energjinë vetëm drejtpërdrejtë nga rrezet e diellit, duke kufizuar pjesët tjera të ditës kur rrezet nuk vinin drejtëpërdrejtë, transmeton Lajmi.net.

sunflower4

Por, si i merr një panel i tillë diellor vazhdimisht rrezet e diellit? Shikojeni videon: