“Lule t’bukura ka Prishtina, na i mbush rrugët plot me erë”! /VIDEO

Prishtina si kryeqytet vazhdon të jetë kaotik, i papastër, pa destinacione turistike (hiç këtu Gërminë) dhe pa vende rekreative.

Lajme

17/03/2018 17:56

Prishtina vazhdon të jetë e mbuluar me bërllok, prandaj qytetarët çdo ditë ankohen për këtë dukuri, e që Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj, Shpend Ahmeti nuk po gjejnë zgjidhje.

Është gazetari Korab Lecaj i cili përmes një video të publikuar në Facebook ka paraqitur gjendjen e mjerueshme të një pjesë të lagjes Arbëria, ku bërlloku bashkëjetoj me banorët.

“Kur bora shkrihet, turpi i popullit te lashte del ne siperfaqe. “Lulet” qe lulezuan pas bores. Lokacioni: Arberia 3, afer Komunes se re, Prishtine”, ka shkruar Lecaj. /Lajmi.net/