Luksemburgu – Shqipëria, statistikat e përballjeve direkte

Luksemburgu është ndër kombëtaret e pakta ndaj të cilave Shqipëria ka bilanc tejet pozitiv.

Sport

27/03/2016 14:42

Shqipëria dhe Luksemburgu janë ndeshur pesë herë në të kaluarën, me kuqezinjtë që kanë bilanc pozitiv.

Kombëtarja Shqiptare i ka fituar tri nga pesë përballjet me Luksemburgun, ka humbur në një dhe ka barazuar një tjetër.

Shqipëria gjithashtu ka golaverazh më të mirë me shtatë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Skuadrat përballen sërish, por kësaj radhe në një ndeshje miqësore të martën nga ora 20:15.