Lukakun e pret dënim i rëndë, ja gjesti i turpshëm që bëri

Mediat britanike konfirmojnë se Lukaku mund të mungojë në 3 ndeshjet e radhës, atë ndaj Watford, Arsenalit dhe Manchester City.

Sport

27/11/2017 12:25

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, rrezikon të pezullohet 3 javë nga Federata Britanike e Futbollit, pas incidentit që ai pati në ndeshjen e fundit që “djajtë e kuq” fituan 1-0 ndaj Brighton në Premier League.

Në aksionin e golit, sulmuesi belg ka goditur mbrojtësin kundërshtar Gaetan Bong, një gjest që nuk u pa nga gjyqtari, por dënimi ndaj Lukaku mund të jepet nga pamjet televizive.

Mediat britanike konfirmojnë se Lukaku mund të mungojë në 3 ndeshjet e radhës, atë ndaj Watford, Arsenalit dhe Manchester City.