Lukaku i afrohet Atleticos

Romelu Lukaku mund të transferohet në Atletico Madrid gjatë kësaj vere. Sulmuesi belg mund të futet në çështjen Diego Costa, i cili pritet t’i bashkohet Chelseat këtë verë.

Sport

10/06/2014 20:59

Romelu Lukaku mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Sulmuesi belg është më afër Atletico Madridit.

Siç njofton e përditshmja britanike “Evening Standard”, Lukaku është shumë pranë Los Colchoneros.

Madje, thuhet se sulmuesi i rrezikshëm mund të futet në çështjen Diego Costa, i cili me gjasë do t’i bashkohet Chelseat këtë verë.

21 vjeçari i kaloi dy sezonet në formë huazimi, fillimisht në Ëest Bromëich Albion, e më pas në Everton, ku tregoi paraqitje të mira.

Mirëpo, në Stamford Bridge, ish sulmuesi i Anderlechtit nuk bindi asnjëherë. Prandaj, ai pritet të largohet përfundimisht këtë verë.