Luiz synon të fitojë gjithçka me Brazilin e Chelsean

David Luiz është i etur për trofe. Qendërmbrojtësi brazilian synon të fitojë gjithçka në nivelin ekipor dhe kombëtar. 26 vjeçari llogarit në një sezon të suksesshëm, me ekipin e tij Chelsea dhe me Kombëtaren e Brazilit. Me Blues, ish futbollisti i Benficas e do Premierligën, por të jetë i suksesshëm edhe në kompeticionin më të…

Sport

04/03/2014 22:00

David Luiz është i etur për trofe. Qendërmbrojtësi brazilian synon të fitojë gjithçka në nivelin ekipor dhe kombëtar. 26 vjeçari llogarit në një sezon të suksesshëm, me ekipin e tij Chelsea dhe me Kombëtaren e Brazilit.

Me Blues, ish futbollisti i Benficas e do Premierligën, por të jetë i suksesshëm edhe në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, ndërsa me ‘Seleçao’ ai shpreson të jetë i suksesshëm në Kampionatin Botëror, që do të mbahet pikërisht në këtë vend.

“Nëse duam të fitojmë, duhet të përgatitemi në të gjitha aspektet. Të luaj në Botëror do të ishte një ëndërr që mund të bëhet realitet për mua, por nuk kënaqem me kaq. Dua të fitoj me Kombëtaren dhe me klubin tim, Botërorin, Premierligën apo Ligën e Kampionëve. Do të ishte diçka e madhe”, deklaroi David Luiz.