Luiz s’e ka provuar ende seksin

David Luiz ka befasuar me deklaratat e tij, duke e pranuar se nuk e ka provuar ende ndjenjën e seksit. Mbrojtësi brazilian dëshiron të presë derisa të martohet.

Sport

16/07/2014 19:39

E pabesueshme. David Luiz nuk ia ka ndier ende erën seksit. Qendërmbrojtësi brazilian e ka pranuar se nuk ka bërë kurrë në jetë seks.

Futbollisti i ri i Paris Saint Germainit është fetar dhe feja e tij nuk ia lejon ta bëjë një gjë të tillë para se të martohet, njëjtë siç kishte vepruar vite më parë bashkëkombësi i tij, Ricardo Kaka.

“Kam vendosur të pres derisa të martohem”, është shprehur 27 vjeçari. Mirëpo, nëse s’e ka provuar ndjenjën e seksit, kjo nuk nënkupton se Luiz nuk ka femër.

Madje, ai është në lidhje me bukuroshen 24 vjeçare, Sara Madeira, me të cilën planifikon edhe të martohet, por që deri tash, duket se nuk e ka ‘prekur’.