Luiz: PSG gjithmonë besoi

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz është shumë i lumtur pas kualifikimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ai theksoi se skuadra e tij gjithmonë besoi se mund ta eliminojë Chelsean.

Sport

12/03/2015 00:18

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz lavdëroi skuadrën e tij pas kualifikimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze barazoi 2:2 pas vazhdimeve me Chelsean në Stamford Bridge, rezultat që i kualifikoi tutje falë avantazhit të golave si mysafir.

“Jam shumë i lumtur”, deklaroi Luiz, realizator i golit të parë për PSG-n.

“Ishte vështirë për ne pa një prej futbollistëve më të mirë. Ne treguam karakterin tonë. Ne gjithmonë besuam se është e mundur”, u shpreh ai.