Luiz nuk dëshiron ta shikojë këtë fotografi

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz u turpërua me dy driblimet fantastike të sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Sport

16/04/2015 13:01

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz nuk ishte pritur të luajë kundër Barcelonës për shkak të një lëndimi.

Por, dëmtimi i Thiago Silvas e detyroi atë që të inkuadrohet në lojë.

Megjithatë, marrë parasysh çfarë i ndodhi më pas, më mirë mos të luante fare.

Luis Suarez e dribloi dy herë në të njëjtën mënyrë në rastet kur shënoi golin e dytë dhe të tretë në fitoren 3:1.

E fotografinë e driblimeve të uruguaianit, Luiz nuk do të dëshiron ta shikojë më.