Luiz: Në të ardhmen dua të transferohem në MLS

Mbrojtësi i PSG-s, David Luiz ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se në të ardhmen dëshiron të luajë në MLS.

Sport

03/08/2015 14:42

David Luiz ka thënë se në të ardhmen dëshiron të luaj në Kampionatin Amerikan.

“Në pesë apo gjashtë vitet e ardhshme, MLS do të jetë njëra nga ligat më të forta në botë”, tha Luiz për GQ Magazine.

“Unë besoj se karriera ime mund të vazhdojë në MLS”, konfirmoi mbrojtësi brazilian.