Luiz ka frikë nga Messi dhe Neymar

Mbrojtësi i PSG-s, David Luiz ka pranuar se ka frikë nga super-dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar, duke shtuar se mbrojtja e skuadrës franceze mund të dështojë në përballje me ta.

Sport

09/12/2014 20:41

David Luiz ka pranuar se Lionel Messi dhe Neymar do të jenë shumë të rrezikshëm në ndeshjen e nesërme dhe shumë vështirë për tu ndalur.

“Është çdo herë mirë të kesh posedimin dhe të dominosh ndeshjen, por ndonjëherë një gjë e tillë është e pamundur, dhe ju duhet të jeni të kënaqur me fitoren, pavarësisht mënyrës sesi është arritur ajo”.

“Lionel Messi është një lojtar i shkëlqyer. Ne duhet të bëjmë një punë shumë të madhe që të mbrohemi kundër një lojtari të klasit të tij”.

“Ai është një fenomen. Messi dhe Neymar – ata janë lojtarët e shkëlqyer. Për Topin e Artë, Messi dhe Ronaldo janë një nivel  më lartë se të gjithë të tjerët”, përfundoi qendër-mbrojtësi  brazilian.