Luiz: Barcelona është e interesuar për Coutinhon

David Luiz e ka paralajmëruar Liverpoolin se nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve do t’a humbin Philippe Coutinhon.

Sport

03/10/2015 19:37

Luiz është i afërt me lojtarin e Liverpool, andaj ka deklaruar se braziliani vështirë se do të qëndrojë në ‘Anfield’, edhe një sezon, nëse Liverpool nuk kualifikohen në Champions.

“Nëse Liverpooli nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë edicion, jam i sigurtë që ai (Coutinho), do të jetë lojtari më i kërkuar në Europë”, ka thënë Luiz.

“Barcelona tashmë është e interesuar por mund të presim edhe klube të tjera, çdo klub do ta donte atë”, shtoi mbrojtësi.