Luis Suarez merr pamje të re, shikoni çfarë ka bërë sulmuesi i Barcës

Luis Suarez po numëron ditët, orët dhe minutat për tu rikthyer në fushë për skuadrën e tij.

Sport

07/12/2018 22:09

Megjithatë, ai nuk e ka kaluar kot kohën e tij jashtë fushës së blertë, por është kujdesur që të ndryshojë pamjen e tij.

“Marca” bën të ditur se Suarez ka bërë një tatuazh të ri, para ndeshjes me Espanyol, transmeton lajmi.net.

Uruguajani ka munguar për skuadrën e Barcelonës në tri ndeshjet e fundit, dhe është në pikëpyetje paraqitja e tij në ndeshjen e radhës.

Normalisht se mungesa e tij është shumë e madhe, duke pasur parasysh se pas Leo Messit ai është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës. /Lajmi.net/