Luis në Inter?

Inter ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë të Chelseas, Filipe Luis.

Sport

19/06/2015 09:47

Inter ka identifikuar përforcimin e duhur për pozitën e mbrojtësit të majtë.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Nerazzurrët janë të interesuar për transferimin e Filipe Luis nga Chelsea.

Ish futbollisti i Atletico Madridit u transferua në Stamford Bridge në verën e vitit të kaluar.

Mirëpo, ai nuk gjeti vend në formacionin bazë të Blues dhe mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës. Andaj, Inter e mirëpret në Giuseppe Meazza.