Luis Nani në përkrahje të Jose Mourinhos

Tash e një kohë të gjatë, Jose Mourinho ka qenë cak i “sulmeve” të medieve si dhe ish lojtarëve  të Manchester United.

Sport

14/12/2018 22:18

Fillimisht, ishte starti jashtëzakonisht i dobët që bëri të fillojnë sulmet, pastaj “cakërrimi” i portugezit me yllin e skuadrës, Paul Pogba.

Megjithatë, së fundmi është dikush që ka zgjedhur t’i dali në mbrojtje trajnerit portugez.

“Jose erdhi tek United pas një periudhe pa fitore, dhe gjithsesi arriti të fitojë disa tituj, përfshirë Ligën e Evropës” ka thënë Nani për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se qëllimi është titulli kampion i Premierligës, por kompeticioni është shumë i vështirë. Vitin e kaluar United përfundoi në vendin e dytë, këtë vit kjo nuk pritet të ndodh” ka thënë tutje anësori portugez.

“Jam i sigurt se nëse dikush mund t’i ndryshojë gjërat tek Manchester, ai është Jose Mourinho” ishin fjalët e Nani.

“Djajtë e kuq” në fundjavë  do të përballen me Liverpool, në një prej ndeshjeve më interesante në Premierligë. /Lajmi.net/