Luis Figo ka disa fjalë Neymarin

Luis Figo beson se Neymar ka sjellë një frymë të re te skuadra e PSG-së.

Sport

30/10/2017 23:35

Ish lojtari i Interit, Barcelonës e Real Madridit, ka deklaruar se francezët e PSG-së tani janë një skuadër që meriton respektin në botë, me cilësinë që ka në skuadër pas transferimit të Neymar.

PSG këtë verë, i pagoi 222 milionë euro Barcelonës për brazilianin 25 vjeçar.

“Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë”, ka deklaruar Figo për ‘Goal’, përcjell lajmi.net.

“Ai ka sjellë shumë cilësi në skuadrën e PSG-së dhe kjo PSG-në e bën një ekip shumë më të fortë”.

“Sa i përket dukshmërisë, ai tërheq shumë vëmendjen e njerëzve”, ka shtuar ai./Lajmi.net/