Luis Enrique s’shkon në Barcelonë

Luis Enrique është i përqendruar tek Celta Vigo dhe nuk po mendon për Barcelonën. Trajneri spanjoll i ka hedhur poshtë spekulimet për një kalim eventual tek gjiganti katalunas, ku bëri karrierë si futbollist.

Sport

02/05/2014 22:01

Luis Enrique i ka larguar zërat që e shohin më afër Barcelonës. Trajneri i Celta Vigos ka shpjeguar në konferencë për shtyp se e ardhmja e tij është tek ekipi aktual.

“Janë të gjithë vetëm zëra. Unë jam për mrekulli dhe e shijoj momentin. I kuptoj disa spekulime që po qarkullojnë, por jam i koncentruar në tri xhirot e fundit të sezonit”, deklaroi ish trajneri i Romës.

“Jam Luis Enrique dhe ju ngjitem maleve me vështirësi. Më presin shumë vite në botën e futbollit”, përfundoi ish futbollisti i njohur spanjoll.

 Së fundmi flitet se Enrique mund ta zëvendësojë Tata Martinon në Camp Nou gjatë verësm, pas sezonit dëshpërues të gjigantit katalunas nën drejtimin e trajnerit argjentinas.