Luis Enrique shpërthen ndaj tifozëve te Barcelonës

Luis Enrique ka kritikuar tifozët e Barcelonës, që pas fitores 2:1 ndaj Leganes fishkëllyen lojtarët.

Sport

19/02/2017 23:24

Barcelona shënoi fitore shumë të vështirë në ‘Camp Nou’ ndaj Leganes, me golin e fitores që u shënua në minutën e 89-të nga penalltia.

Kjo paraqitje dhe ajo në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së, ka bërë që skuadra e Barcelonës të fishkëllehet nga tifozët.

“I kuptojë fishkëllimat e tifozëve pas ndeshjes. Kjo është pjesë e punës time. Por lojtarët e nuk e meritojnë këtë, ata duhet mbështetur”, ka deklaruar Luis Enrique, përcjell lajmi.net.

“Kjo është një fitore që do të na ndihmojë dhe jam i sigurt që ditët e mira do të vijnë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.