Luis Enrique: Messi është më i madhi i të gjitha kohërave

Barcelona shënoi fitore historike 7:0 ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/09/2016 23:55

Luis Enrique u deklarua i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, ndërsa e vlerëson Lionel Messin si lojtarin më të mirë të të gjithave kohërave.

“Ishim në nivel të lartë. Ishte një nate e madhe për tifozët e Barcelonës. Messi është futbolli. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Luis Enrique në konferencë për shtyp, përcjell Lajmi.net.

Barcelona në xhiron e dytë në Ligën e Kampionëve takohet me Borussia Monchengladbachun.