Luis Enrique mban Alvesin

Luis Enrique ka befasuar duke deklaruar se llogarit në mbrojtësin e krahut Dani Alves, pas shumë njoftimeve se ai ka këshilluar brazilianin që të kërkojë një skuadër të re.

Sport

07/08/2014 00:45

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka befasuar duke thënë se llogarit në mbrojtësin e djathtë Dani Alves.

Ylli brazilian mungoi në humbjen 1:0 nga Napoli në ndeshje miqësore, por strategu i ri i gjigantit katalan ka theksuar se e ardhmja e Alvesit mund të jetë ende në Camp Nou.

“Nuk kam asgjë të them për të ardhmen e tij, llogaris në të dhe jam shumë i lumtur nëse vazhdon me ne”, deklaroi Enrique pas humbjes nga Napoli.

Alves së fundmi është përmendur si objektiv i Liverpoolit dhe Interit.