Luis Enrique: Kjo ishte katastrofike

Luis Enrique i ka treguar dy medaljet e fitores ndaj Sevillas.

Sport

23/05/2016 09:03

Ai ka thënë që ishte shumë e bukur që skuadra e tij e mbylli sezonin me trofe, por shumë e dhimbshme që e përfundoi atë me lëndime.

“Ishte shumë mirë që e përfunduam sezonin me trofe, por ishte shumë keq që e mbyllëm atë me lëndime”, deklaroi fillimisht Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishte fund spektakolar i edicionit. Skenari i kësaj finale kupe ishte shumë i vështirë dhe i papritur. I përgëzoj të gjithë tifozët që erdhën këtu në Madrid dhe na mbështetën, pavarësisht që luajtëm në mesnatë”, shtoi Enrique.

“Skuadra tregoi shumë karakter dhe personalitet. Me 10 lojtarë skenari ishte i ndryshëm. U mbrojtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Ne luftuam dhe luajtëm futboll, kjo na bën krenarë”, përfundoi ai.

Barcelona mposhti Sevillan 2:0, falë golave të Jordi Alba dhe Neymar.