Luis Enrique e nis punën te Barcelona

Luis Enrique e ka nisur edhe zyrtarisht punën në Barcelonë. Trajneri spanjoll e ka zhvilluar stërvitjen e parë më ekipin sot në mëngjes, dhe pse mungonin yjet që morën pjesë në Botëror.

Sport

15/07/2014 12:01

Për Luis Enriquen, 15 korriku është datë e veçantë dhe mjaft e rëndësishme. Trajneri spanjoll e ka nisur edhe zyrtarisht punën sot në Barcelonë, duke e zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin.

Sigurisht, në ditën e parë nuk ishin të pranishëm futbollistët që morën pjesë në Botëror, pasi ata janë ende në pushime, ndërsa ushtruan kryesisht futbollistët e rinj dhe përforcimet që i bëri gjiganti katalunas këtë verë.

I pranishëm në stërvitje ishte portieri Ter Stegen, por edhe talenti Halilovic. Adriano, veterani i ekipit, ka ushtruar po ashtu, ndërsa në stërvitje ishin edhe Sergi Roberto e Marc Bartra.

Në ditët në vazhdim, ekipit do t’i bashkohet në stërvitje edhe super transferi Luis Suarez.