Luis: Atletico nuk e dëshiron këtë kundërshtar në gjysmëfinale

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis ka thënë se skuadra e tij nuk dëshiron të takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/04/2016 09:36

Filipe Luis ka thënë se Atletico Madrid nuk dëshiron të takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone mposhti Barcelonën me rezultat 2:0, dhe e vazhdoi garën ku në mesin e kundërshtarëve të ardhshëm mund të ketë Real Madridin, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.

Por, Luis ka thënë se ata nuk dëshirojnë të ndeshen me rivalin e qytetit.

“I vetmi ekip me të cilin nuk duam të takohemi në gjysmëfinale është Real Madrid”, deklaroi Luis pas ndeshjes, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk i dëshirojmë”, u shpreh ai.