Lugina e Preshevës kërkon përfaqësues në dialogun Kosovë-Serbi

Lugina e Preshevës, kërkon që të ketë përfaqësues në vazhdimin e dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

14/12/2014 22:35

Ata thonë se po aq sa ka të drejtë veriu i Mitrovicës të ketë përfaqësues në këtë dialog, po aq ka nevojë edhe Lugina e Preshevës që të përfaqësohet. 

Këtë të drejtë, thonë ata, nuk mund t’ua mohojë as Brukseli e as Beogradi.

Në deklarata për RTK-në, ata thonë se Lugina është dashur qysh në fillim të ketë përfaqësues të drejtpërdrejtë në dialog.