Luftoni lodhjen dhe plogështinë me këto ushqime – Lajmi.net
Luftoni lodhjen dhe plogështinë me këto ushqime
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 11:35, 18 November 2017
Lodhja dhe plogështia shpesh na pengojnë të fokusohemi në punë dhe aktivitetin ditor.

 

Studimet kanë treguar se disa lloje ushqimesh, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund të ndihmojnë në largimin e lodhjes. Më poshtë po listojmë disa prej tyre me karakteristikat përkatëse.

Drithëra

Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, e cila njihet edhe si vitamina të energjisë. Këto vitamina janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që konsumoni në energji efektive.

Fasulet dhe thjerrëzat

Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati, shkruan “ata”. Prandaj, për të rritur përqendrimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të përvetësoni deri në 10 herë më shumë hekur.

Spinaqi

Spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin. Portokall Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.

Uji

Edhe të qenit pak e dehidratuar mund të bëjë të ndiheni të lodhur dhe të mërzitur. Edhe nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit, siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.

Fjalët kyçe: Lodhje, plogështi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy