Luftimet në pjesën lindore të Ukrainës po intensifikohen

Ushtria e Ukrainës thotë se luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shënuar përshkallëzim.

Bota

29/05/2016 12:59

Zyrtari i lartë qeveritar, Andriy Lysenko, tha mbrëmë se gjatë luftimeve aktuale një ushtar ukrainas është vrarë, shkruan rel.

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia e kanë akuzuar ushtrinë se i ka ndërmarrë dhjetëra sulme gjatë ditëve të fundit.

Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.

Ngritje të dhunës ka parë edhe një patrullë e Misionit special të monitorimit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ndaj të cilit është shtënë në rajonin e Donjeckut, para dy ditësh.

Shefi i misionit, Ertugrul Apakan, e ka dënuar këtë sulm, në të cilin askush nuk ka pësuar lëndime.