“Lufthansa magazin” sugjeron që t’i bëni pushimet në Kosovë, flet edhe për ‘Schatzit’

Lufthansa magazin” me një shkrim të gjatë shkruan për Kosovën, bukuritë natyrore, traditat kulturore, jeta urbane dhe mbi të gjitha, mikpritja nga njerëzit.

Bota

18/07/2017 10:20

Shkrimi fillon me “DokuFest”, një festival që ka filluar para 15 vjetësh, derisa në vit mbledh më shumë se 30 mijë vizitorë, ku përfshihen mijëra vizitorë të huaj.

“DokuFest” është festivali më i madh në vend, derisa organizohet në qytetin e bukur të Prizrenit, gjithashtu një qytet shumë i bukur, përcjell albinfo.ch.

Ditën tjetër ekipi udhëton në Prishtinë, ku fshatrat janë me shtëpi me tulla të zhveshur. Shumica e këtyre shtëpive janë të ndërtuara nga “Schatzis”, siç i quajnë vendorët bashkatdhetarët e tyre që kanë shkuar për të punuar në Zvicër e Gjermani. Ata vijnë gjatë verës për t’i parë familjarët e tyre dhe për t’u martuar. “Ne shohim shumë vetura Mercedes dhe BMD. Njerëzit këtu duan të tregojnë pasurinë e tyre”, shkruhet në shkrimin e gjatë për Kosovën.

Shkrimi vazhdon të përshkruajë kryeqytetin e Kosovës, derisa më vonë shfaqet edhe fotografia e Uta Ibrahimit, alpinistes së parë shqiptarë që mbërriti në Everest.

Ujëvara e Mirushës është një nga bukuritë e Kosovës, pastaj kanioni në Rugovë, por edhe shumë bukuri tjera.

Shumica e shtëpive janë të ndërtuara nga “Schatzis”, siç i quajnë vendorët bashkatdhetarët e tyre që kanë shkuar për të punuar në Zvicër e Gjermani. Ata vijnë gjatë verës për t’i parë familjarët e tyre dhe për t’u martuar. “Ne shohim shumë vetura Mercedes dhe BMW. Njerëzit këtu duan të tregojnë pasurinë e tyre”, shkruhet në shkrimin e gjatë për Kosovën.