‘Luftëtarët’ e Chelseas

Fernando Torres ka thënë se ekipi i Chelseas duhet të mbajë nivelin e lartë të paraqitjeve për të mbetur në planet e Jose Mourinhos. Sulmuesi zhvilloi 90 minuta për herë të parë këtë stinor në fitoren 2-0 kundër Sëindon Toën në Capital One Cup të martën, ku realizoi golin e parë dhe asistoi në të…

Sport

25/09/2013 20:00

Fernando Torres ka thënë se ekipi i Chelseas duhet të mbajë nivelin e lartë të paraqitjeve për të mbetur në planet e Jose Mourinhos.

Sulmuesi zhvilloi 90 minuta për herë të parë këtë stinor në fitoren 2-0 kundër Sëindon Toën në Capital One Cup të martën, ku realizoi golin e parë dhe asistoi në të dytin për mesfushorin Ramires.

Torres pranon se grupi kualitativ i futbollistëve në dispozicion të Mourinhos e bënë të domosdoshme që të gjithë të shfaqin nivel të lartë për të qenë në planet e Special One.

“Ne të gjithë e dimë se sezoni është i gjatë. Do të kemi rastin të luajmë në ndeshje të rëndësishme. Jemi në planet e menaxherit. Kemi 25 futbollistë të mirë në ekip dhe është vështirë të luajmë në këtë skuadër të shkëlqyeshme, por ne luftojmë për pozita. Është vendim i menaxherit të na bëjë të punojmë shumë në mënyrë që të jemi gjithmonë gati”, deklaroi Torres për uebfaqen zyrtare të klubit.