Luftë sanksionesh ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin të premten për sanksione të tjera shtesë ndaj Rusisë pas vendosjes së Moskës për aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Bota

21/03/2014 09:50

Emrat e atyre që janë në shënjestër, pritet që të bëhen publike më vonë gjatë ditës, raporton RFE.

Se ka sanksione të reja e ka bërë me dije sot presidenti frances, Francois Hollande, para nisjes së takimit të krerëve dhe shefave të qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Bruksel dhe temë diskutimi e ka situatën në Ukrainë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha ndërkaq se sanksionet ndaj Rusisë nuk parashihen të jenë “si hakmarrje” por po bëhen me qëllim të ndalimit të veprimeve ruse në Ukrainë.

“Ne po shohim se sanksionet që tashmë janë vendosur janë duke pasur efekt në klimën e investimeve në Rusi”, ka thënë ai.

Me publikimin e 12 emrave të rinj nga ana e BE-së, numri i të sanksionuarve nga blloku i shteteve të BE-së, do të arrijë në 33.

 

Të enjten presidenti amerikan, Barack Obama, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.