Luftë rriqrave në Malishevë

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan strategjik për luftën kundër parandalimit të sëmundjes së etheve hemorragjike. Kjo sëmundje vitin e kaluar morri jetën e 11 personave, që kryesisht ishin nga rajoni i Malishevës.

Lajme

31/01/2014 14:52

Sot në Malishevë është shpalosur Plani i Veprimit të Strategjisë për parandalimin e etheve hemorragjike. Këshilli Ndërministror është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se problemi i rriqrave është i një kompleskiteti të madh. Ai tha se më këtë strategji mundohet që të arrihet ballafaqimi me këtë problematikë.

“Kam iniciuar formimin e Këshillit Ndërministror që ka mbajtur 13 takime dhe është arritur që përmes tyre të elaborohet Plani Strategjik për ballafaqim me këtë problematikë me ndarje të qartë të detyrave, plan ky i miratuar në Këshill dhe i cili pritet të miratohet edhe në Qeverinë e Kosovës”.

 

“Sivjet jemi shumë më të përgatitur për ballafaqim me këtë problematikë se vitin e kaluar, edhe-pse kjo luftë do të jetë mjaft e komplikuar dhe e lidhur edhe me ndryshimet që ndodhin në ekosistem.”

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, njëherësh kjo komuna më e prekur nga  ethet hemorragjike, tha se kur sheh një organizim të tillë, të një niveli kaq të lartë,i jep atij shpresë që luftimi ndaj kësaj sëmundjeje do të sjellë rezultate të mira.

“Kur shohin këtë mobilizim të faktorëve që merren në mënyrë të organizuar për parandalimin dhe luftimin e EHCC, jemi të bindur se rezultatet do të jenë të mira dhe shqetësimet e qytetarëve tanë më të vogla”.

 

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lartë të Komunës së Malishevës, Rahovecit, Klinës dhe Suharekës. Gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe ekspertë ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe eksperti nga Turqia, Prof.Dr. Zati Vatansever.

Plani strategjik në esenë të tij ka parandalimin si dhe reduktimin e shkallës së sëmudshmërisë  dhe vdekshmërisë së popullatës nga EHCC. Në këtë planë janë paraparë të organizohen aktivitete për secilin resor ministror dhe ata lokal, me qëllim që lufta për parandalim, informim, zbulim të hershëm të infeksionit, diagnostifikimi  dhe trajtimi i rasteve të bëhet në mënyrë sa më profesionale.

Sëmundja e etheve hemorragjike, apo siç njihet ndryshe pickimi dhe infektimi nga rriqrat, vitin e kaluar mori 11 jetë dhe pati mbi 5200 pickime të qytetarëve nga rriqrat.