Luftë për jetë a vdekje e elefantit me krokodilin – pamje dramatike të xhiruara nga një varkë (Video)

Një pije në një “gropë me ujë” për pak sa nuk i ka kushtuar me jetë një elefanti, pasi një krokodil papritmas është shfaqur aty, duke tentuar ta kafshonte “hundën” e elefantit.

Fun

17/04/2017 15:12

Siç shkruajnë mediat e huaja, elefanti ishte duke tentuar të pinte pak ujë në një liqe në Parkun Kombëtar Liwonde në Malavi, kur bisha doli nga uji.

Në fillim pjesa tjetër e tufës së elefantëve gati sa u larguan, duke mos i ofruar ndihmë elefantit që po rrezikohej nga zvarraniku.

Por pastaj një tjetër anëtar i tufës erdhi në ndihmë të shokut të tyre, duke e “trembur” krokodilin dhe duke e shpëtuar shokun e tij.

Videoja është ngarkuar nga Alexander Makanga, i cili ka lindur në Malavi, por tani jeton në Britani të Madhe.