‘Luftë’ në futbollin shqiptar

Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës  nuk ka shkuar ashtu si duhet, pasi tifozët e mbledhur në stadiumin ‘Loro Boriçi’, kanë qenë shkas i gjesteve të pahijshme të krijuara në këtë takim.

Sport

11/09/2014 22:41

Tifozët e dy skuadrave kanë krijuar një ‘luftë’ të vogël brenda stadiumit. Ata kanë filluar të gjuhen me sende te forta dhe me gurë ndërmjet vete.

Sulmet e tyre kanë shkuar edhe në drejtim të presidentit të Tiranës, Refik Halilit i cili është gjakosur në kokë.

Ndeshja u ndalua nga gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa forcat e policisë u munduan ta qetësojnë situatën edhe pse një gjë e tillë ishte mjaft e vështirë, duke parë tensionin që u krijua në fushë.

Jashtë stadiumit gjithashtu mbizotëroi një situatë shumë tensionuese ku ka mbetur i plagosur me thikë një person, teksa janë dëmtuar shumë makina.

Mësohet se momentalisht situata në Shkodër është normalizuar mjaft shumë, falë ndërhyrjes që ka bërë policia e shtetit.

Video