Luftë e re, Real Madrid – Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona së shpejti mund të gjenden në një luftë të re. Dy gjigantët e La Ligës janë të interesuar për transferimin e talentit të madh të Veronës, Juan Manuel Iturbe.

Sport

24/05/2014 21:31

Real Madrid dhe Barcelona janë rivalë të urryer mes vete, që shpeshherë janë ballafaquar mes vete në fushë, por edhe jashtë saj.

Së shpejti, dy gjigantët e La Ligës mund të përplasen sërish, por jo në një ndeshje.

Los Blancos dhe Blaugrana do të hyjnë në betejë për transferimin e talentir të Veronës, Juan Manuel Iturbe, ka bërë të ditur portali Sport.es.

20-vjeçari e mbylli një edicion në formë të shkëlqyeshme dhe ndihmoi veteranin Luca Toni që t’i rikthehet golave derisa Verona e mbylli sezonin e parë pas promovimit në pozitën e dhjetë.

Real Madrid dhe Barcelona zhvilluan një betejë të ashpër në verën e vitit të kaluar për sulmuesin Neymar, i cili në fund u transferua në Camp Nou.

Njësoj mund të ballafaqohen edhe për Iturben. Ku do të përfundojë ai? Vetëm koha do të tregojë.