Luftanijet amerikane në Kore, CNN: Lajm i pasaktë, janë në Australi

Lajmi se një flotë luftanijesh amerikane po zhvendosej drejt gadishullit korean përshkallëzoi edhe më tej tensionet mes Phenianit dhe SHBA-ve.

Bota

19/04/2017 19:09

Por sipas CNN anijet në fjale, në të vërtete po udhëtojnë drejt oqeanit indian rreth 3500 milje në drejtim të kundërt, për të marrë pjesë në stërvitje ushtarake. Një zyrtar i lartë i administratës fajësoi atë që e quan komunikim të gabuar mes Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë lidhur me raportimet se aeroplanmbajtësja Carl Vinson nuk po shkon në detin e Japonisë.

Në 8 prill, komanda amerikane e paqësorit e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në rajon, lëshoi një deklaratë ku tha se Carl Vinson dhe disa luftanije të tjera do të linin portin e Singaporit për t’iu drejtuar paqësorit perëndimor, me ushtrinë amerikane që tha se kjo ishte një ‘shfaqje e forcës’ përballë provokimeve koreano veriore.

Pas njoftimit të presidenti Donald Trump dhe disa prej bashkëpunëtoreve të tij e cilësuan zhvillimin, si pjesë të reagimit te administratës amerikane ndaj testeve raketore të Phenianit.

‘Po dergojme nje armate shume te fuqishme’-ishin fjalët e Trump për Fox Bussines Network. Menjëherë pas deklaratës se komandës së paqësorit, zyrtarë të ushtrisë amerikane sqaruan për CNN se i ashtuquajturi ‘grupi goditës’ do të përfundonte fillimisht stërvitjen e planifikuar ushtarake me forcat detare australiane.

Me shumë konfuzion pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis u tha gazetareve javën e kaluar se stërvitjet ishin anuluar. Por shume zyrtarë të mbrojtjes thonë se në mënyrë të paqëllimshme Mattis ishte shprehur në mënyrë te pasaktë, dhe se kishte qenë vizita në portin australian ajo që ishte anuluar e jo stërvitjet.

Grupi i luftanijeve sipas informacioneve që bëhen të ditura nga CNN do të mbërrijë në gadishullin korean në fund të prillit.