Lufta speciale ndërmjet krahut të Molliqajt dhe Kurtit në rrjetet sociale /FOTO

Përçarja që ka nisur që nga viti i kaluar në Vetëvendosje, ka kulmuar me dorëheqjen e Shpend Ahmetit. Tashmë krijimi i një grupi të ri nga të pakënaqurit është pothuajse e sigurt, ajo çka mbetet në dilemë është numri i deputetëve që do t’iu bashkohen. E veç grupit parlamentar, së shpejti është paralajmëruar edhe krijimi i një partie të re.

Lajme

13/03/2018 16:26

Por para të gjitha këtyre zhvillimeve, krahu i Albin Kurtit dhe ai i të pakënaqurve kanë filluar një luftë speciale ndërmjet vete.

Ashtu siç bënin dikur ndaj atyre personaliteteve që i kritikonin dikur, sot dy krahët e VV-së po ia bëjnë njëri-tjetrit. Pra po tentojnë denigrimin, propagandën, dhe shpalljen e “tradhtarëve”.

Shumica e linçimeve që iu bëheshin të tjerëve nga VV-ja ishin nga faqet e krijuara në rrjetet sociale. E tash shumë të tilla janë krijuar, disa nga të dorëhequrit e disa nga militantët e Kurtit.

Faqe të reja janë hapur të cilat po shfaqen nëpër facebook, madje edhe të sponzorizuara që të shihen nga më shumë njerëz, transmeton lajmi.net.

Në këto faqe po kritkohen sidomos ata që iu bashkuan Dardan Molliqajt.

“Albin Kurti heroi im” është nëjra nga këto faqe.

Aty kritikohen dhe ofendohen shumica e deputetëve që kanë dhënë dorëheqje, duke nisur nga e fundit që ishte Besa Baftiu.

Në disa video që publikohen nga kjo faqe shihen edhe se si aktivistët e dorëhequr me në krye Nol Nushin, kritikohen duke iu përmendur pagat që i kanë marrë sa ishin në pozitat udhëheqës të sekretariatit të Vetëvendosjes.

Aty sulmohet edhe Shpend Ahmeti. “Lëvizja dhe Albini i dhanë shumë mbështetje e dashuri, por Shpendi e ktheu poshtërsisht me tradhti. Shikojeni zemrën e madhe të Vetëvendosjes. Haram të qoftë vota jonë, Shpend”, thuhet në njërën nga postimet e kësaj faqeje.

Por, kjo nuk është e vetmja.

“Mbështetësit e Albin Kurtit”, është një tjetër faqe. Por ajo e kryen funksionin e njejtë. Sulmon dhe denigron personat e dorëhequr nga Vetëendosja.

Sulmohet Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri të cilët janë djem të tezes. Në njërën nga videot tregohet se si këta dy, dikur thurnin lavde për Albin Kurtin,

E në gjithë këtë situatë nuk ka qëndruar duarkryç as krahu i Dardan Molliqajt.

Në një faqe të krijuar me emrin “Vetevendosje e vertete”, në këtë faqe paraqiten sekuenca të debatit ndërmjet Molliqajt dhe Konjufcës, ku sipas tyre “Dardan Molliqaj kishte triumfuar”.

Aty paraqiten deklarata nga Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri pas krizës në VV.

Për më shumë, më poshtë mund të shikoni fotografi nga kjo luftë speciale ndërmjet dy krahëve nën Vetëvendosjen. /Lajmi.net/

lufta3 lufta2 lufta1 lufta7 lufta6 lufta5