Lufta që të gjithë po e presim mund të ndodh me këtë datë!

Nëse Tyson Fury dëshiron të sfidojë kampionin e botës, Anthony Joshua në ‘Wembley’, kjo mund të ndodh.

Sport

15/01/2019 16:56

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka zbuluar se më shumë ka gjasa për një luftë me Tyson Fury se sa me Deontay Wilder.

“Mendoj se tani më shumë ka mundësi të ndeshet me Tyson Fury. Tash kemi dikë që e di se mund ta ketë këtë luftë, nëse ai dëshiron. Kam folur me të (Tyson Fury). Ai e di se nëse dëshiron të ndeshehet me Joshua, kjo mund të ndodh më 13 prill”, ka deklaruar Eddie Hearn, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, tash duhet pritur se çfarë po ndodh me Wilder dhe Furyn, të cilët vazhdojnë të diskutojnë për mundësinë e një meçi tjetër, pas atij që përfundoi baras në dhjetor./Lajmi.net/