Lufta për statusin e luftëtarit

Pakënaqësitë me listat e veteranëve të UÇK-së kanë arritur kulmin, ende pa u publikuar listat e zonave kryesore operative: Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Lajme

05/04/2015 08:44

Rreth 7,800 veta janë ankuar për listat e veteranvëe të UÇK-së, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë dhe se aty janë futur dhjetëra persona që nuk kanë qenë pjesë e luftës.

Për shkak të parregullsive, disa nga ish-themeluesit e UÇK-së nuk kanë aplikaur fare për njohhen e statusit të veteranit e disa të tjerë thonë se do të heqin dorë nga ky status në qoftë se në këto lista nuk përsfshihen të gjithë bashkëluftëtarët e tyre, shkruan gazeta Zëri.