Lufta për Ramadin, vriten 17 ushtarë irakianë
Së paku 17 ushtarë irakianë janë vrarë nga një seri e sulmeve me bomba, të hedhura nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në provincën Anbar.
Bota
Sipas burimeve zyrtare, militantët kanë vendosur bomba jashtë qytetit Falluxha, që kontrollohet nga vetë ata.
Sulmet vijnë derisa forcat proqeveritare po zhvillojnë një operacion për dëbimin e Shtetit Islamik nga provinca Anbar, transmeton REL.
Është raportuar sot se trupat kanë marrë disa pozicione përreth kryeqytetit të Anbarit, Ramadi
Një kolonel i ushtrisë ka thënë se trupat irakiane dhe milicitë shiite kanë hyrë në qarqet Taesh dhe Humejra.
Ushtria e Irakut ka nisur qysh dje operacionin për dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga provinca Anbar.
Provinca Anbar ka rëndësi strategjike pasi përmban rrugët kryesore që lidhin Irakun me Sirinë dhe Jordaninë.