“Lufta” Neymar-Cavani, trajneri Emery befason të gjithë me vendimin e fundit

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka komentuar çështjen e penalltive te skuadra e tij.

Sport

26/09/2017 16:37

Ai deklaroi në konferencën për media se ju ka bërë me dije lojtarëve se kush do t’i ekzekutojë penalltitë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne kemi shumë lojtarë që mund t’i gjuajnë penalltitë. Nëse shikojmë statistikat, atëherë Cavani dhe Neymar do t’i ndajnë ato. Do të tentojmë të fitojmë shumë penallti dhe ata do të kenë mjaft raste për të shënuar”, deklaroi Emery.

“Unë kam biseduar me të dy lojtarët dhe u kam treguar se si do të ndodh në fushë kur do të kemi fituar ndonjë penallti”, shtoi ai.

PSG luan nesër ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/